Showbiz

Mozzik kthehet kundër Loredanës: “Ti je nënë dhe nënës nuk i ka hije të gënjejë”

Mesa duket historia mes ish-çiftit të reperave Mozzik dhe Loredana nuk ka marrë fund ende.

Një intervistë e dhënë së fundmi nga Loredana rreth ndarjes nga Mozzik ka tërhequr vëmendjen e këtij të fundit i cili ka reguar ashpër në rrjetet sociale.

Loredana gjatë intervistës u shpreh se nuk kishte një arsye konkrete rreth ndarjes nga Mozzik duke theksuar se është e vështirë të qëndrosh në një lidhje ku të dy partnerët bëjnë të njejtën punë. Ajo shtoi se nuk mendon se do të ketë një rikthim mes tyre.

Sakaq, në disa postime të hidhura në Instagram reperi nga Kosova u shpreh se Loredana po viktimizohet duke përdorur vajzën si justifikim për fajet e veta.

Ai shtoi se ajo është një gënjeshtare pasi arsyet e ndarjes që parashtroi në intervistë nuk janë aspak të vërteta. Për më të tepër lexoni deklaratat e Mozzik.