Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP.
Në rubrikën “Na plasi VIP-i” ishte ftuar artisti Ajran Dredhasi, i cili tregoi më shumë detaje nga karriera dhe jeta e tij mes Selanikut dhe Shqipërisë, kush janë të mirat dhe të këqijat e dy vendeve dhe gjithashtu ka krahasuar edhe artin duke treguar se si ka evoluar ndër vite.