Bota

Muzika rep në zi, shuhet Mac Miller

Ndërron jetë nga një ovërdozë artisti amerikan i muzikës rep, Mac Miller. 26-vjeçari u gjet i pajetë në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij në San Fernando Valley të Kalifornisë. Ish-i fejuari i këngëtares Ariana Grande, prej kohësh përballej me probleme të lidhura me konsumin e lëndëve narkotike. Mac Miller ishte arrestuar disa herë për drejtim automjeti nën efektin e drogës dhe se qe larguar pas një aksidenti.