Politikë Rajoni

‘Na dhanë mesazh ne dhe Serbisë’/Deputeti i Malit të Zi bën thirrje për kundërpërgjigje ndaj marrëveshjes ushtarake Kroaci-Kosovë-Shqipëri!

Deputeti i parlamentit malazez Milan Knezhevic dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë Popullore Demokratike, deklaroi se Mali i Zi duhet të nënshkruajë një marrëveshje ushtarako-teknike me Serbinë, Hungarinë dhe Sllovakinë.

Knezhevic bën thirrje për një përgjigje ndaj marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës e cila u nënshkrua së fundmi

“Ajo marrëveshje drejtohet drejtpërdrejt kundër Serbisë dhe kundër Malit të Zi. Ajo historia që askush nuk do të na prekë se jemi anëtare të NATO-s, pra edhe Kroacia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, pse po e bëjnë këtë tani?”– tha deputeti për mediat.

Më tej ai shtoi se “baza më e madhe e NATO-s në Evropë, Bondsteel, është në të ashtuquajturën Kosovë”.

18 mars, ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës nënshkruan në Tiranë një deklaratë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak. Marrëveshja përshkruan trajnimin e përbashkët, shkëmbimin e inteligjencës dhe koordinimin me strukturat e sigurisë euro-atlantike. Të tre palët shprehën gjithashtu një gatishmëri për të përfshirë kombe të tjera në këtë aleancë ushtarake në zhvillim.