Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi sapo ka paralajmëruar se është duke xhiruar videoklipin e projektit të saj më të ri. Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja para disa ditësh me anë të postimi në ‘Instastory’. Në video-n e treguar artistja krahas na ka zbuluar dhe titullin e këngës, e cila do të jetë ‘Margarita’.
E dukett se pritjes i erdhi fundi, pasi pak më parë bukuroshja ka postuar në ‘Instagram’ promon e këngës dhe ka zbuluar se ky projekt i saj i ri do të publikohet këtë të mërkurë, pra në datë 15 Qershor në orën 18:00. Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se kënga do të jetë pjesë e albumit të saj që do të publikohet së shpejti dhe se do të titullohet “Mama”.
https://www.instagram.com/tv/Ceyu0OsjI-h/?utm_source=ig_web_copy_link
E ftuar para disa muajsh në “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.
Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.