Sport

Nagelsmann nuk jep dorëheqje: Nuk jam nga ata që ia mbathin!

Julian Nagelsmann nuk e mendon dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Gjermanisë pas humbjes me penallti ndaj Paraguajit, që solli eliminimin nga Kupa e Botës.

Nuk jam nga ata që ia mbathin, tha trajneri gjerman pas eliminimit. Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë dhe janë disa situata, ku lind nevoja për ndryshim.

E di që ka shumë persona që duan që unë të largohem, por nëse federata dëshiron të vazhdojë me mua, jam i gatshëm të eci përpara, shtoi Nagelsmann.

Trishtimi për humbjen kryqëzohet me analizën e ndeshjes:

Ky është futbolli, herë fiton dhe herë humb. Në këtë turne nuk i kemi bërë tifozët tanë të festojnë shumë, por jam i bindur se mund të bëjmë një punë më të mirë.

Kundër Paraguajit ishte vërtet e vështirë, sepse kishim përballë një skuadër ultra difensive. Nuk bëmë aq sa duhet dhe të eliminohesh nga një kundërshtar i kësaj natyre të bën të ndihesh keq. Nëse nuk shënon sa duhet, nuk mund të kalosh më tej dhe për këtë më vjen shumë keq.