“NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate”. Kështu u shpreh një prej komandantëve të NATO-s, James Foggo, i cili po qëndron në Kosovë. Admirali amerikan, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli theksoi se rreth 4,000 ushtarë janë të gatshëm për çdo gjë. I pyetur për opsionet e ndarjes së Kosovës, ai tha se “këto duhet të zgjidhen përmes dialogut Prishtinë-Beograd”.