Bota

Ndalimi i burkave në publik, përplasje politike në Danimarkë

Përplasje politike në Danimarkë pas hyrjes në fuqi të vendimit të ndalimit të burkave në publik. Partia liberale në qeverisje “Venstre”, tha se veshjet e mbajtura nga disa gra myslimane konservatore ishte “tejet shtypëse”. Ndërkaq grupi i aktivistëve “Party Rebels”, ka planifikuar protesta kundër asaj që e cilëson masë “diskriminuese” ndaj pakicave. I njohur botërisht si “ndalimi i burkave”, ky ligj shënjestron kryesisht “niqab”-ët apo burkat që mbulojnë tërësisht fytyrën.