Gossip Showbiz

Ndërron jetë në moshën 20-vjeçare bloggeri dhe aktori i ri Chase Filandro!

Bloggeri dhe aktori i ri me bazë në New York, Chase Filandro, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare më 31 korrik, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe ndjekësit e tij.

Filandro ishte i njohur për pasionin e tij për udhëtimet dhe natyrën, duke ndarë rregullisht foto nga aventurat e tij nëpër Shtetet e Bashkuara me mbi 30,000 ndjekës në Instagram.

Chase ishte një udhëtar i apasionuar dhe prekej nga bukuria e Parqeve Kombëtare

-shkroi motra e tij, Franki Ford, në një postim prekës.

Ai gjithmonë i mirëpriste të huajt me një buzëqeshje dhe bënte miq përgjatë të gjitha shtigjeve që përshkonte.

Përveç pasionit për udhëtimet, Filandro ishte edhe vokalist i grupit indie “Just Add Water”, një grup roku me pesë anëtarë që performonte në Long Island. Ai kishte marrë pjesë në një koncert me grupin edhe gjatë verës së kaluar.

Shkolla e aktrimit “Take 2 Actor’s Studio” në Huntington, me të cilën ai ishte i lidhur, e kujtoi me fjalë të ngrohta:

Prania e tij ishte një dhuratë dhe mungesa e tij lë një boshllëk në zemrat tona që nuk mund të mbushet kurrë.

Për të nderuar kujtimin e tij, motra e Chase ka hapur një fushatë në “GoFundMe” për të ndërtuar një memorial në një nga parqet kombëtare të preferuara të tij. Brenda vetëm dy ditësh, fondi ka mbledhur mbi 24,000 dollarë.