Victoria Beckham ka arritur ta sfidojë moshën, duke ruajtur forma perfekte trupore, por duket se kjo vjen si pasojë e sakrificave shumë të mëdha që duhet të bëjë stilistja. Victoria i nënshtrohet një diete mjaft të rreptë ushqimore, të cilën moderatorja e njohur televizive në Mbretërinë e Bashkuar, Ulrika Jonsson e ka përshkruar si ‘të mjerueshme’.
Komentet e saj, prezantuesja 54 vjeçare, i bëri pasi mësoi se në dasmën e Sergio Ramos, Victoria kishte kërkesa të komplikuara, që nga uji i kokosit apo mentja. Bashkëshorti i Victoria-s, David gjithashtu rrëfeu pak kohë më parë se e shoqja ha të njëtin ushqim prej 25 vjetësh, peshk të pjekur në zgarë dhe perime të ziera. Ulrika tha se:
Pyes seriozisht se çfarë kënaqësie merr Victoria nga jeta. Dua të them, ideja e vajzës për ‘ushqimin e rehatisë’ është bukë e thekur me miell integral me kripë mbi të. Edhe bashkëshorti i saj David thotë se ajo ka ngrënë të njëjtën për 30 vitet e fundit, gjë që tingëllon e trishtuar dhe duhet të krijojë një ekzistencë të mjerueshme.

Ajo e pranoi se Victoria duket shumë mirë, por shtoi:
A duhet t’i kufizoni dhe t’i mohoni vetes vaktet në mënyrë që të mbeteni të dobët dhe të dukeni përjetësisht rinore?

Rikujtojmë, se Victoria Beckham së fundmi ka këmbëngulur se dëshira për të qenë e dobët është një “qëndrim i modës së vjetër”, pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë. Duke folur për besimin e trupit dhe regjimin e fitnesit në revistën “Grazia”, 48-vjeçarja ‘përqafoi’ idenë se gratë moderne duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ndërkaq, ajo u shpreh se:
Është një qëndrim i modës së vjetër, dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Sa më e lakuar të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia ‘VB Body’”. Çdo grua dëshiron një fund të bukur, të rrumbullakët dhe të lakuar, apo jo?