Politikë

Ndeshja Shqipëri-Izrael “blindon” “Elbasan Arenën”

Policia e shtetit plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Izrael, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Prej pothuajse një jave në Elbasan ndodhen agjentë sekretë dhe të sigurisë së Izraelit të cilët vëzhgojnë çdo pjesë të stadiumit me imtësinë më të madhe. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e forcave të sigurisë në pjesën e brendshme të stadiumit, por duhet thënë se jashtë tij do të qëndrojnë plot 1500 forca policore të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast.