Bota

Ndëshkohen 37 mijë zyrtarë kineze, shkelën “Kodin e kursimit”

Partia Komuniste në Kinë ka ndëshkuar rreth 37 mijë zyrtarë të saj gjatë këtij viti, për shkelje të të ashtuquajturit “Kod i Kursimit”. Të dhënat nga agjencia antikorrupsion tregojnë se, shkeljet më të shpeshta kanë qenë ato të dhënies së bonuseve të paautorizuara, këmbimit të dhuratave dhe shpërdorimit të automjeteve publike. Ndër shkeljet e tjera të veçuara përfshihen edhe drekat apo darkat e tepruara.