Celebrities Showbiz

“Ndiej se ka ardhur momenti për të bërë hapa të rinj….”/Argjira Spanca njofton largimin nga televizioni?!

Moderatorja e njohur Argjira Spanca ka bërë një postim prekës në Instagram duke festuar ‘përvjetorin e saj të 7 viteve televizion. Por jo ashtu siç ndjekësit e prisnin. Ajo ka thënë se pas 7 vitesh emocione dhe sfida, ajo ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës në rrjetet sociale Argjira ndau disa foto nga udhëtimi që ajo ka bërë në televizion. Një udhëtim që siç dhe ajo thotë e ka rritur e ka formuar por mbi të gjitha i ka dhuruar kujtime të paharrueshme.

7 vite në ekran…
Edhe sot më kujtohet dita e parë kur e nisa këtë rrugëtim. Isha një vajzë që nuk e kishte aspak në plan televizionin. Ajo që më shtynte ishte dashuria për të bukurën dhe për kreativitetin. Dhe pikërisht aty nisi gjithçka — me disa kuti që fshehnin metoda të pazakonta për të përdorur gjërat ndryshe nga ç’mund t’i imagjinonim zakonisht.

Më pas erdhën projekte të tjera. E them me zemër të plotë: jam krenare për gjithçka që kam arritur, për sukseset e çdo faze, për rritjen dhe për përvojat që më kanë formuar.

Pas 7 viteve, ndjej se ka ardhur momenti për të bërë disa hapa të rinj — larg asaj që jeni mësuar të shihni prej meje deri më sot. Kështu, dua t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Jam e lumtur. Jam mirënjohëse. Faleminderit nga zemra publikut që më deshi, më rriti dhe më bëri këtë që jam sot. Faleminderit familjes time të dytë ” E Diell”. Shpresoj që shumë shpejt të shihemi sërish — në projekte të reja, ndoshta ndryshe, por gjithmonë me të njëjtën dashuri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Argjira Spanca (@argjiraspanca)

Kujtojmë se pas një tjetër sezoni të sukshesshëm të “She’s on Top” ku fituese u shpall fituese Rigelda Totraj Argjira Spanca ka konfirmuar këtë lajm së fundmi.