Celebrities Film & Tv Gossip Hap Ç’ju! - News Showbiz

Emrat e vajzave të njohura të showbizit sot që kanë dalë nga “She’s on Top” i zbulon Argjira…

E ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ka qenë moderatorja Argjira Spanca. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj të gjatë në televizion në moderim, ka treguar gjithashtu edhe linjën e saj të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë. Argjira gjithashtu është ndalur edhe tek emisioni “She’s On Top” që transmetohet në Top Channel.

Gjatë intervistës Visjani e pyeti në lidhje me emrat e disa nga vajzave të njohura të showbizit që kanë dalë nga “She’s On Top”. Moderatorja u përgjigj duke thënë se:

E fillojmë nga Hilda Kërtalli që ishte fituese e “She’s On Top 1” dhë tani është tek SHOT CLUB. Hilda ka pasur shumë sukses edhe në YouTube, ka qenë gjithashtu edhe në festivale për rininë. Ka qenë imazh i shumë ‘brand’-eve prestigjioze, ka ecur goxha. 

Erjola Doçi që ka qenë në BBV ka qenë në “She’s On Top”, Atalanta Kërçyku që ka qenë edhe në DWTS. Pastaj edhe Xheneta, Santiana ka dalë po ashtu edhe nga “She’s On Top”.