Health & Beauty Lifestyle Vitality Vibes | News

Ndikimi i inteligjencës artificiale dhe mbyllja e TikTok/ Ermand Mertenika na njeh me ndryshimet që priten të ndodhin në mjekësi!

“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

Propozimi i kryeministrit Rama për mundësinë e mbylljes së rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, si një masë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën tek fëmijët dhe adoleshentët, ka nxitur diskutime nëse duhet mbyllur apo jo. Në këtë episod të “Vitality Vibes” me Ilvi Begolli, i ftuari Ermand Mertenika u shpreh nëse TikTok, apo rrjete të tjera sociale, ndikojnë në psikologjinë e përdoruesve dhe cila është zgjidhja.

Ka vetëm dy zgjidhje për këtë pjesë dhe ajo që është vendimi i qeverisë, që e ka shprehur edhe kryeministri Rama, pra vendimi i qeverisë për ta ristrukturuar totalisht. Ka dy mënyra se si mund të funksionojë kjo. E para që kompania të bëjë filtrat. Kompania prodhuese e TikTok, gjatë të cilës është primare. E dyta, rrjetet sociale të kenë akses me anë të një karte ID që ne kemi të gjithë, që do të thotë nëse një fëmijë ka mbushur 16 vjeç dhe është në moshë të maturuar dhe kërkon të hap një TikTok, atij pikërisht i kërkohet të skanohet karta e ID-së. Nëse e hap për herë të parë dhe e keqpërdor këtë aplikacion një herë apo dy herë, duke përdorur ose duke upload-uar video të tilla me nuanca bullizimi, e para problematike dhe e dyta me koncepte dhune, atëherë ky aplikacion këtë përdorues e bllokon në mënyrë permanente. Nuk ka më shanc ta hapi ky person që e ka keqpërdorur.

Në epokën e distancimit social, përdorimi i robotëve për disa ndërveprime të kujdesit shëndetësor është një mënyrë premtuese për të reduktuar kontaktin personal midis punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve të sëmurë. Megjithatë, një pyetje kryesore që duhet të marrë përgjigje është se si pacientët do të reagojnë ndaj një roboti. Ermand Mertenika për zëvendësimin e mjekësve nga robotët u shpreh se e suporton më së miri.

Unë si i teknologjisë, jam pro kësaj. E suportoj më së miri. Pse jo, domethënë mund të kemi një kirurg robotik dhe një infermier AI, gjatë të cilit ai kryen funksionin, sepse realisht ata funksionojnë me precizion dhe saktësi shumë të madhe. Por, ka diçka që mua më bën të mendoj kur e kemi diskutuar në sektorin tonë shkencor, që a mund të na zëvendësojë 100% dhe kush janë profesionet në sektorin shëndetësor që inteligjenca artificiale mund të dominojë? Unë mendoj që të gjithë mund të zëvendësohen, por në mënyrë indirekte. Një fizioterapist, një kardiolog, një neurolog, një inxhinier biomjekësor, por unë mendoj që një psikolog do të ishte i vështirë që të zëvendësohet nga AI, sepse psikologu inteligjencë natyrale ka emocionin, ka ndjenjat, ka pikërisht edhe atë logjikën uniforme, gjatë të cilës e bën pacientin të ndihet mirë. Kurse inteligjenca artificiale nuk hyn dot shumë në psikologjinë e pacientit.