Showbiz

Ndryshimi ekstrem i Khloe Kardashian, çfarë ndërhyrjesh ka bërë ajo?!

Ditët e fundit flitet vetëm për Khloe Kardashian e cila duket se është zëvendësuar me një klon që duket si versioni më i mirë i saj.

Prej vitesh, ashtu si të gjitha pjesëtaret e familjes Kardashian edhe Khloe është akuzuar se ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrën e saj por jo vetëm.

Përgjatë viteve të fundit struktura e fytyrës së saj ka ndryshuar krejtësisht dhe kjo jo vetëm falë kileve të rëna dhe palestrës.

Sipas specialistes së ndëryrjeve kozmetike Claire McGuinness, Khloe ka bërë një lifting të gjithë fytyrës së saj, hundën, buzët pa llogaritur ndryshimet në make-up dhe photoshop.