Në Korenë e Veriut dhjetra persona gjetën vdekjen nga pasojat e tajfunit Maysak. Lajmin e bën të ditur vetë regjimi komunist që flet për probleme të rënda, por pa dhënë shifra të sakta për viktimat e dëmet e shkaktuara. Pheniani paralajmëron dhe ndëshkime të ashpra për pushtetarët lokalë që i akuzon se neglizhuan masat duke i bërë “përgjegjës”.