Në nivel global, të infektuarit me COVID-19 janë më tepër se 4 milionë e 200 mijë e numri i viktimave rreth 292 mijë, me Amerikën ku kanë humbur jetën më shumë se 82 mijë vetë. 1 mijë e 900 prej tyre në 24 orët e fundit. Masat kufizuese do të mbeten në fuqi deri në fund të muajit korrik për banorët e Los Anxhelosit.