Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një palestër, kanë marrë dhenë. Ish-banori Gert Ferra ishte i pari që hodhi dyshime, kur në një intervistë për Top Albania Radio tregoi se Mario e kishte shoqëruar Eglin në ambientet e Top Channel një ditë para hyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” më 21 dhjetor.
Egli, nga ana e saj, i ka mohuar këto zëra pas daljes nga reality show, duke i quajtur të pavërteta. Nga ana tjetër, Mario reagoi përmes një postimi në Instagram, ku shkruante:
Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur.

Një deklaratë që u interpretua si thumb ndaj Eglit, pas komenteve të saj ku e përshkroi Marios si “thjesht një instruktor”. Në fund, marrëdhënia mes tyre duket se është ftohur përfundimisht, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke lënë gjithçka pezull.