Aktualitet

Pronat, në shtator nis bashkimi i Hipotekave me ATP dhe ALUIZNI-n

Pronat vetëm në një zyrë! Agjencia e re e pronës që do të hapet në shtator, do të përfshijë brenda saj 3 institucione ekzistuese: Hipotekat, ALUIZNI-n dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Shërbimet do të centralizohen dhe të gjitha problemet me pronën do të kalojnë përmes një administrate të vetme. Një prej hapave kryesorë është integrimi i hartave, duke evidentuar gjendjen reale të sipërfaqeve dhe statusin juridik të pronave. Reforma parashikon gjithashtu edhe ndërhyrje në disa ligje, jo vetëm për të kaluar kompetencat e institucioneve ekzistuese tek agjencia e re, por edhe për të rregulluar procedurat për marrjen e shërbimit. Agjencia e re do të ketë edhe një shkallë apelimi administrativ.