Pas muajsh ndarjeje dhe thashethemesh për fundin e lidhjes së tyre, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly duket se i kanë dhënë një tjetër shans dashurisë. Çifti, që në mars mirëpriti vajzën e tyre të parë, Saga Blade, po përpiqet të rindërtojë marrëdhënien pas një periudhe të vështirë.
Sipas “People”, Megan dhe MGK po kalojnë shumë kohë bashkë, duke u përqendruar kryesisht te prindërimi dhe tek vajza e tyre e porsalindur.
Edhe pse nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rikthimin, burime pranë çiftit kanë treguar për “DailyMail” se “ai kalon pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj. Sillen si çift, por pa e quajtur kështu.”
Në një intervistë të fundit për “The Jennifer Hudson Show”, reperi — emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker — e përshkroi Megan Fox si “një nënë fenomenale” dhe zbuloi se emri i vajzës së tyre, Saga, është frymëzuar nga mitologjia nordike, ku simbolizon “një histori dashurie dhe magjie”.
Burime të afërta me çiftin theksojnë se, megjithëse ende jetojnë në shtëpi të ndara, marrëdhënia e tyre është më e qetë se kurrë.
Megan është e lumtur me mënyrën se si ai po kujdeset për vajzën dhe për të. Tani ata duken më të lidhur shpirtërisht
-ka thënë një mik për “People”.
Machine Gun Kelly pritet të nisë nëntorin turneun e tij botëror me albumin e ri “Lost Americana”, ndërsa Megan Fox është tërësisht e përkushtuar ndaj foshnjës dhe jetës familjare.
Sipas miqve të tyre, vogëlushja Saga ka sjellë paqe dhe një ndjenjë të re bashkimi në jetën e çiftit që dikur u quajt “një nga më rebelët e Hollywood-it”.