Aktualitet

Në Uhan priten të testohen 11 milionë banorë pë Koronavirus

Në Uhan të Kinës, autoritetet planifikojnë të testojnë për koronavirus, të 11 milionë banorët e qytetit ku dhjetorin e kaluar u identifikuan rastet e para. Testimi që synohet të kryhet brenda 10 ditëve, pason raportimet se në fundjavë u regjistruan 6 të prekur ndërsa nuk kishte të infektuar prej 3 prillit, ndaj u rihap më 8 prill, pas 11 javësh izolim total. Në Kinë janë mbi 84 mijë raste e më shumë se 4 mijë e 600 viktima.  Sot u raportua vetëm një rast me koronavirus.