Gossip Showbiz

Nëna e Diddy-t shpërthen ndaj Netflix? Po përgatit dokumentar për të rrëzuar akuzat tronditëse?

Nëna e reperit të famshëm Sean Combs, i njohur globalisht si Diddy, raportohet se ka nisur përgatitjet për një dokumentar të pavarur, i cili synon të kundërshtojë versionin e paraqitur në prodhimin e Netflix, Sean Combs: The Reckoning.

Dokumentari i publikuar nga platforma streaming hedh dritë mbi ngritjen dhe rënien e karrierës së artistit, duke u ndalur te akuzat për sjellje të papërshtatshme, marrëdhëniet familjare dhe aspektet më të errëta të jetës së tij personale.

Aktualisht, Combs po vuan një dënim prej 50 muajsh burg, lidhur me akuza për transportimin e personave për qëllime prostitucioni.

Sipas burimeve të Radar Online, Janice Combs është thellësisht e indinjuar nga mënyra se si Netflix ka trajtuar historinë e djalit të saj. Një burim i afërt me familjen ka deklaruar se ajo e konsideron dokumentarin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj karakterit të tij dhe është e vendosur që versioni i saj i ngjarjeve të bëhet publik.

Dokumentari që po përgatitet nga familja Combs pritet të përfshijë pamje arkivash, regjistrime nga studio muzikore, materiale prapa skenave dhe dëshmi pozitive nga persona të afërt me reperin.

Qëllimi i tyre është të mbështesin narrativën e Combs dhe të theksojnë faktin se ai u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore, të lidhura me pretendimet për festat famëkeqe të njohura si “freak offs”.

Një tjetër burim pohon se Janice Combs u ka dhënë udhëzime të qarta bashkëpunëtorëve dhe miqve të djalit të saj që të reagojnë publikisht dhe të mos i lënë akuzat pa përgjigje.

Ajo është e vendosur të luftojë deri në fund. Kur Janice merr një vendim, askush nuk e kundërshton

-citohet të ketë thënë burimi.

Pas publikimit të dokumentarit në Netflix, Janice Combs reagoi edhe publikisht, duke mohuar kategorikisht pretendimet se djali i saj e kishte dhunuar fizikisht në të kaluarën. Në një deklaratë për Deadline, ajo akuzoi platformën se ka shpërndarë informacione të pasakta dhe të pavërteta mbi jetën familjare të reperit.

Po flas për të korrigjuar disa gënjeshtra që janë paraqitur si fakte. Këto pasaktësi synojnë të mashtrojnë publikun dhe të dëmtojnë rëndë reputacionin tonë familjar

-u shpreh ajo.

Dokumentari kundërpërgjigjës pritet të ndezë edhe më shumë debatin publik rreth figurës së Sean Combs, si dhe mënyrës se si platformat e mëdha mediatike trajtojnë histori kaq të ndjeshme dhe kontroverse.