Pas publikimit të dokumentarit “Sean Combs: The Reckoning”, P. Diddy është përfshirë në një tjetër stuhi polemikash, këtë herë me Netflix dhe reperin 50 Cent.
Situata u përshkallëzua pasi 50 Cent përdori pamje dhe incizime që, sipas ekipit të Diddyt, ishin grumbulluar prej tij për dekada dhe u përfshinë në projektin dokumentar.
Në dokumentar, 50 Cent ngriti akuza të rënda ndaj Diddyt, duke aluduar se ai mund të kishte lidhje me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, pretendime që Diddy i ka mohuar kategorikisht.
Zëdhënësi i tij tha për Deadline se po shqyrtohen seriozisht mundësitë ligjore për të paditur lidhur me përdorimin e materialeve që i cilësojnë si të vjedhura.
Tensionet u rritën edhe më shumë kur në konflikt u përfshi edhe djali i Diddyt, duke e kthyer përplasjen në një çështje familjare publike.
Ndërkohë, ekipi ligjor i reperit e ka quajtur dokumentarin një “sulm të turpshëm”, duke theksuar se materialet janë mbledhur që kur Diddy ishte vetëm 19 vjeç, për të dokumentuar jetën dhe karrierën e tij.
Sipas tyre, përdorimi i këtyre pamjeve nga Netflix është i padrejtë dhe i paligjshëm. E gjithë kjo ka ndezur reagime të forta në publik dhe industri, ndërsa nuk përjashtohet që shumë shpejt çështja të përfundojë në gjykatë, me P. Diddy-n gati për të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Netflix dhe 50 Cent.