Gossip Showbiz

“Jam jashtë vendit…” Hande Erçel thyen heshtjen pas përfshirjes në hetimin për drogë!

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka reaguar për herë të parë publikisht pas lajmeve që e lidhin me një hetim të madh për drogë në Turqi, duke sqaruar pozicionin e saj dhe duke mohuar çdo përfshirje.

Emri i saj u përmend në kuadër të një operacioni të gjerë të zhvilluar në Stamboll, ku disa persona të njohur janë vënë nën hetim dhe për disa prej tyre janë lëshuar edhe urdhra arresti. Lajmi bëri menjëherë bujë në media dhe rrjete sociale.

Pas përhapjes së këtyre raportimeve, aktorja vendosi të thyejë heshtjen.

Në reagimin e saj, ajo theksoi se prej rreth një muaji ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se për gjithë situatën është informuar njësoj si publiku, përmes mediave.

Erçel u shpreh e gatshme të rikthehet në Turqi për të dhënë dëshminë e saj dhe për të bashkëpunuar me autoritetet, duke treguar besim të plotë tek drejtësia.

Jam një person që e dua vendin tim dhe kam besim te shteti dhe drejtësia turke. Besoj se e vërteta do të dalë në pah dhe gjithçka do të sqarohet sa më shpejt

-u shpreh ajo.

Ndërkohë, hetimet nga autoritetet turke vijojnë dhe mbeten ende pa një përfundim zyrtar, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe mediatike.