Lifestyle

Nëse doni t’i keni xhepat plot me para, ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për t’ia arritur!

Njerëzit më të pasur në botë po pasurohen gjithnjë e më shumë. Në fakt, në vitin 2025, pasuria e 500 njerëzve më të pasur në botë u shtua me një rekord prej 2.2 trilion dollarësh, pas rritjes së tregut. Nga aksionet te kriptovalutat e deri te metalet e çmuara e po ashtu, bumi në inteligjencën artificiale rriti ndjeshëm vlerën e zotërimeve të tyre. Pasuria e njerëzve të pasur globalë, siç raporton Bloomberg bazuar në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, është rritur në 11.9 trilion dollarë. Edhe një herë, udhëheqësit e kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë ishin ata që hapën shampanjën.

Ndërkaq, një studim i fundit sugjeron se disa tipare të personalitetit, të lidhura me psikopatinë dhe narcizmin, shfaqen më shpesh tek individët që arrijnë nivelet më të larta të suksesit financiar. Sipas studiuesve, karakteristika si mungesa e empatisë, vetëbesimi i tepruar dhe gatishmëria për të marrë rreziqe të mëdha mund të ndihmojnë individët të marrin vendime të ashpra, të dominojnë konkurrencën dhe të ndjekin pushtetin pa hezitim.

Hulumtimi thekson se këto tipare nuk janë domosdoshmërisht patologjike në çdo rast, por në mjedise shumë konkurruese si biznesi apo politika ato mund të shndërrohen në avantazh. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky lloj suksesi mund të ketë kosto të larta sociale dhe morale, duke ngritur pyetje mbi ndikimin e tij në marrëdhëniet njerëzore dhe mirëqenien afatgjatë.