Dikur, të ishe vetëm shihej si boshllëk. Sot, është deklaratë force. Të diturit të rrish vetëm. me veten, pa ndjesinë e mungesës, pa ankth për vëmendjen, po cilësohet si një nga virtytet më tërheqëse në epokën moderne. Nuk ka më asgjë të trishtuar tek një drekë solo në një bistro të vogël me muzikë jazz. Asgjë të çuditshme tek një udhëtim të vetëm në një qytet europian për të shijuar ekspozita, për të lexuar në park apo për të bërë një mini-detox social.
Kultura e vetë-mjaftueshmërisë nuk nxit vetminë, por vetëdijen. Në një botë që kërkon vazhdimisht ndërveprim, ajo është një hap mbrapa, për të reflektuar, për të zgjedhur më me kujdes, për të mos hyrë në marrëdhënie nga frika, por nga dëshira. Të jesh mirë me veten është si të kesh një themel të fortë. Të tjerët nuk bëhen mbështetje, por zgjerim i botës tënde.
Të qenit rehat vetëm mund të jetë një mënyrë për të provuar gjëra të reja, për të hulumtuar tema që ju magjepsin, për të fituar njohuri dhe madje për të praktikuar metoda të reja të vetëshprehjes. T’i japësh vetes kohë vetëm do të thotë që mund t’i eksplorosh këto gjëra pa presionet dhe gjykimet që mund të imponojnë të tjerët.
Shenjat që tregojnë se ndiheni vetëm janë këto. Ndiheni nervoz, acaroheni lehtë, ndonjëherë edhe nga gjërat e parëndësishme, keni humbur interesin për aktivitetet e përbashkëta me të tjerët, jeni të mbingarkuar ose të mbistimuluar, keni vështirësi të përqendroheni, jeni të shqetësuar duke menduar për të kaluar kohë me njerëzit e tjerë.
Ndërkaq, vajzat adoleshente raportojnë nivele më të larta vetmie sesa grupet e tjera. Në këtë përfundim ka arritur një një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas OBSH-së, një në gjashtë persona në mbarë botën është i vetmuar dhe qindra mijëra vdesin çdo vit si pasojë e kësaj. Shqetësimet për një epidemi të vetmisë kanë zënë vend në kulturën pop dhe politikë vitet e fundit dhe Komisioni i OBSH-së për Lidhjet Sociale synonte të përcaktonte saktësisht se kush është në rrezik dhe çfarë do të thotë kjo për mirëqenien e tyre.