Food & Drink Health & Beauty

Nëse nuk dini çfarë të konsumoni në mëngjes për të reduktuar pjesën e barkut, zbulojeni këtu!

Një mëngjes i pasur me vitamina dhe minerale mund të ketë ndikim të madh jo vetëm në shëndetin tuaj, por edhe në pamjen e lëkurës dhe flokëve.

Ky kombinim i veçantë ndihmon në përmirësimin e metabolizmit, forcimin e trupit dhe pastrimin nga toksinat.

Nëse konsumohet rregullisht çdo ditë, kjo përzierje e shëndetshme mund të ndihmojë në reduktimin e peshës, veçanërisht në zonën e barkut, duke dhënë rezultate të dukshme brenda një muaji.

Përbërësit që ju duhen janë: 300 ml kefir ose kos me pak yndyrë, 2 lugë çaji tërshërë, 1 lugë fara liri, 1 lugë kakao pluhur dhe 5-7 kumbulla të thata.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: Në mbrëmje, hidhni mbi kumbullat ujë të valuar (rreth 100 ml) dhe lërini të zbuten për 5-10 minuta me kapak të mbyllur.

Ndërkohë, në një tas përzieni tërshërën, farat e grimcuara dhe kakaon. Shtoni kefirin dhe përziejini mirë.

Pasi kumbullat të jenë zbutur, prijini imët dhe shtojini në përzierje. Përgatitja është gati për t’u konsumuar në mëngjes.

Megjithatë, rekomandohet që para përdorimit të rregullt të konsultoheni me mjekun, nëse keni ndjeshmëri ndaj ndonjë prej përbërësve.