Celebrities Gossip Showbiz

Nëse politika do ishte një tufë me keca, cilin prej tyre do të ndalonte Dash Shehi të blegërinte?

“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Flet” ishte Dash Shehi, politikan dhe ish-ministër i shtetit shqiptar. Shehi ka treguar për jetën e tij, politikën dhe i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të Ilnisa Agollit.

Ilnisa Agolli: Nëse politika do të ishte një tufë me kecat e tu, cilin do të ndalonit që të blegërinte me fort?

Dash Shehi: Nëqoftëse do ta kisha unë këtë në dorë, më shumë se për të ndaluar kecat që blegërijnë, do të ndaloja cjeptë e vjetër që pëllasin! Këtë do ta bëja, me këtë do të isha shumë i lumtur…

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

E ftuar javën e kaluan në “Flet” me Ilnisa Agollin ka qenë këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cili tregoi më shumë për karrierën, projektet edhe jetën e saj personale.