Shkenca ka vërtetuar se flavanolet e kakaos, përbërje bimore që gjenden kryesisht në çokollatën e zezë, veprojnë si neuroprotektorë të fuqishëm, duke mbrojtur qelizat nervore nga plakja, stresi dhe inflamacioni. Këto fakte i thekson edhe Dr. David Perlmutter, neurolog dhe autor me famë botërore, i cili prej vitesh studion mënyrën se si ushqimi dhe stili i jetesës ndikojnë në shëndetin e trurit.
Kakao e papërpunuar (cacao) forma e papërpunuar e bimës, më e pasura me antioksidantë dhe magnez vjen në formë kokrrash, copëzash ose pluhuri. Kakao (cocoa) përfitohet pas fermentimit, tharjes dhe pjekjes së kokrrave. Ka pak më pak flavanole, por ruan pjesën më të madhe të vlerave ushqyese. Çokollata, produkti përfundimtar nga masa e kakaos, gjalpi dhe shtesa si sheqeri apo qumështi. Më e shëndetshme është çokollata e zezë me të paktën 70% kakao. Sa më pak e përpunuar të jetë kakaoja, aq më e shëndetshme është. Nëse dëshironi ta përfitoni për trurin, zgjidhni kakaon e papërpunuar ose çokollatën e zezë.
Neurologët dhe shkencëtarët, përfshirë Dr. Perlmutter, theksojnë se mikroglia, qelizat imune të trurit, janë thelbësore për shëndetin e tij. Kur funksionojnë në mënyrë të ekuilibruar, ato “pastrojnë” trurin nga mbeturinat dhe proteinat e dëmshme. Por, kur aktivizohen tepër, shkaktojnë inflamacion kronik që çon në sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson. Flavanolët e kakaos qetësojnë mikroglinë e tepruar, duke parandaluar lirimin e substancave inflamatore (TNF-α, IL-6) që dëmtojnë neuronet. Kakaoja stimulon prodhimin e BDNF-së (faktorit të rritjes së qelizave nervore), që do të thotë përqendrim më i mirë, mësim më i shpejtë dhe kujtesë më e mprehtë sidomos te të moshuarit.
Mbron nga stresi oksidativ Epikatehina, një nga flavanolet kryesore, vepron si antioksidant që neutralizon radikalet e lira dhe mbron qelizat nervore. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru Kakaoja rrit prodhimin e oksidit nitrik, i cili zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson furnizimin e trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kakaoja nuk është vetëm kënaqësi për shijen, është ushqim për trurin. Ajo ndihmon në ruajtjen e kthjelltësisë mendore, zvogëlon inflamacionin dhe ngadalëson plakjen e sistemit nervor.