Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz Top 100 Songs of the Year

Nga kënga e re tek filmi me Dea Vieri, Visjan Ukcenaj tregon planet e 2025-ës në maratonën e TAR!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike me Edea Demaliaj dhe Dea Vieri në pjesën e fundit të maratonës së “Top 100 Songs of 2024” ka qenë aktori Visjan Ukcenaj. Ai na zbuloi disa nga planet e tij që pret t’i realizojë në vitin e ardhshëm. Një ndër to është se pritet të lançojë një këngë të re në muajin janar, ku ndër të tjera shtoi:

Kam bërë një këngë të re. 

Gjatë intervistës, Visjani dhe Dea zbuluan se do të vinin edhe me një film të ri në 2025. Më tej, ata shtuan:

Visjani: Që do jemi në një film, i ke thënë këto?

Dea: Meqenëse tha Visjani, po e them edhe unë. Po, në 2025 unë dhe Visjani do bëjmë një film.