I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin këtë javë ka qenë Niki Zaimi. Një roccker i ri me një talent dhe një zë mjaft të bukur. I rritur me një familje që muzikën e kishte pasion. Si ka nisur dhe cili është raporti që ai ka tani me muzikën?
Që në moshën 5 vjeç, ka qenë ajo tastiera e babit që dilte nëpër dasma me Ali Pashën dhe më tha që do e mësosh. Unë nuk kam pasur qejf sepse isha një fëmijë trazovaç dhe doja vetëm të hipja në ndonjë pemë dhe të luaja futboll. U futa në klasën e parë për piano. Pastaj kisha fatin më të madh që të njihesha me një pedagoge shumë të mirë të Liceut, Mirela Tushe një pianiste e jashtëzakonshme. Që në atë kohë ndiqja edhe shkollën që isha për elektronikë, njëkohësisht edhe pianon, njëkohësisht edhe futbollin. Piano më zbuste, në klasë të tetë unë bëja programin e Liceut të gjimnazit. EPTA është një kompeticion në rang ballkanik që bëhej atëherë dhe unë fitova dy vite rresht, një herë çmim të parë dhe një herë çmim të dytë në piano. Kur arriti që nuk kisha se çfarë të mësoja më sepse edhe shkolla bënte të vetën, mendova që ta lëmë pianon me kaq dhe e kam nxjerrë fundin, vazhdojmë me shkollën. Në kohën e gjimnazit në këtë shkollë elektronike, sa kishte nisur ART Fest. Marr pjesë për herë të parë në vit të parë në piano dhe në vit të dytë marr pjesë si këngëtar. Aty filloi mikrobi sepse deri në atë moment unëi kisha rënë pianos dhe nuk kisha kënduar asnjëherë. Dhe aty fitova çmime, i kujtoj me mall sepse është hapi i parë. Pas edicionit të fundit të ART Fest-it më ftuan tek T-Rocks.
View this post on Instagram