Aktualitet

Nga sot, Ura Vajgurore do të quhet Dimal

Nga sot, Ura Vajgurore do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill te qyteti Ilir i shekullit IV para erës sonë. Rrënojat e Dimalit u zbuluan së fundmi në kodrën e qytetit. Ndërkohë emrin aktual, Ura Vajgurore e ka marrë në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajguri.