Celebrities Live From Tirana

Nga VIP-at më të vështirë, më seksi, e deri te tendenca e sotme për t’u bërë të famshëm, Xhani Demika i thotë të gjitha në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio menaxheri i VIP-ave shqiptar, Xhani Demika. Duke qenë se Xhani është në kontakt të vazhdueshëm më artistë të njohur të showbiz-it na rrëfen pak ekskluzivisht se më cilët prej tyre e ka patur të vështirë të punojë:

Më është dashur të krijojë shumë përpjekje, e kam patur shumë të vështirë të krijojë afrimitet me Dafina Zaqirin, të krijojë besim me Flori Mumajesin sepse janë artista ‘On Top’. Të vështirë e kam pasur edhe me Ledri Vulën, Tayna-n. Është realisht e vështirë të krijosh marrëdhënie shoqërore dhe profesionale me ta sepse artistave ‘On Top’ nuk i intereson askush përveç se vetja dhe stafi i tyre. Duke e parë që jam pozitiv dhe i dashur, apo që i them gjërat troç, më vlerësojnë shumë. Unë jam person që nuk bëj debate, nuk fus njeri në konflikte. Nuk di të dërgojë fjalë sa andej këndej gjë që shumë artistë i bëjnë këto me njëri-tjetrin.

Kush nga vajzat e showbiz-it është më seksi sipas Xhanit?

Ka shumë. Është Dafina Zeqiri, Tayna, Dhurata Dora, Kida. Këto artiste janë të kompletuara, skenike, kanë lëvizje provokative, dinë të aktrojnë ndërkohë që në jetën reale nuk kanë lidhje me atë që shfaqin në skenë. Rrijnë të veshura sportive, me syze. Sot për femrat është e thjesht të tërheqin vëmendjen se mund të kenë të pasme, gjoks të bukur, gjë që një mashkull nuk i ka. Mashkulli duhet të ketë prezencë, oratori sepse këmbët nuk i ngrenë dot të bëjnë twerk.(qesh)

Çfarë mendon Demika në lidhje me tendencën e fundit të njerëzve për t’u bërë të famshëm?

Këta njerëz që luftojnë për t’u bërë të famshëm vuajnë për vëmendje ose ju duket e thjesht e do të kenë benefite. Sot më shumë ka vlerë një person me 20 mijë ndjekës dhe është dikush sesa dikush me 500 milion dhe nuk është askushi. Unë tani jam dikushi, jam i afërt me VIP-at. Doja t’i futesha diçkaje, kam 5 muaj që e mendoj a jam ideali që duhet ta bëjë këtë gjë, kam vetëm ‘pse’ për veten time. Unë kam 15 vjet që merrem me artistët, e di si funksionojnë gjërat dhe prapë stepem. Unë kam dashamirësi për personat që e kanë yllin në ballë dhe kam urrejtje pë ata njerëz që bëjnë banalitete për t’u bërë të famshëm. Të rinjtë e sotëm bëhen të famshëm nga rrjetet sociale dhe në të 30-tat ngelen papunë. Unë po shkoj 30 vjeç dhe vras mendjen se pse nuk po martohem akoma.(qesh) Nuk ka dalë personi ideal që të më kuptojë punën time. Unë jetën private nuk e shfaq kurrë në rrjetet sociale, mund të kem vite me dikë dhe asnjëherë nuk e kam treguar. Unë postoj ato që kërkon publiku.