Aktualitet Art & Kulturë

Nis “Java e Muzeve” në të gjithë Shqipërinë/Hyrje falas sot dhe më 21 maj!

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetin e tij social, njoftoi zhvillimin e “Javës së Muzeve 2026”, e cila do të mbahet nga 18 deri më 24 maj në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë kësaj jave, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore do të hapin dyert për publikun me një program të pasur aktivitetesh, ekspozitash, guidash, performancash artistike dhe programesh edukative.

Nën temën ndërkombëtare të shpallur nga International Council of Museums, “Museums Uniting a Divided World”, Java e Muzeve 2026 synon të promovojë trashëgiminë kulturore si një urë bashkimi mes njerëzve, kulturave dhe brezave përmes dialogut, reflektimit dhe përvojave të përbashkëta.

Në kuadër të kësaj nisme, hyrja do të jetë falas më 18 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, si edhe më 21 maj, në Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.