Aktualitet

Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm

Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt.

Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në gjykatë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Ermir Beta. Ndërkohë, në sallën e gjyqit ndodhet Elman Abule, i cili është i pranishëm dhe i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.

Seanca po zhvillohet në prani të palëve dhe avokatëve përkatës, ndërsa gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me çështjen.

Veliaj kërkon masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore, por pa përcaktuar një shumë, duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Më herët, po përmes avokatëve, Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë. Ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese.

Erion Veliaj është nën hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash e ndodhet në arrest me burg prej 4 muajsh.

Vijon…