Nis takimi i kryesocialistit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi. Në nisje të fjalës së tij, Rama mori një fanellë me numrin 5 nga futbollisti italian Alessio Tacchinardi
“Hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju dhe të gjithë të tjerët do të kenë mundësi të zgjedhin pa pasure nevojë të vijnë në Shqipëri. Jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen mirë që edhe këtë siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është”, tha Rama.
Ky është takimi i dytë në Milano i krysocialistit në kuadër të turit të diasporës. Dy javë më parë, ai zhvilloi dy takime me emigrantët në Greqi, fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë.
Më herët, në kuadër të këtij turi, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Selanik dhe Athinë, Düsseldorf të Gjermanisë, në Nju Jork të SHBA, si dhe në Londër të Anglisë.
LEXO EDHE: Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!
Rama e ka nisur fjalimin e tij për duke thënë se fati i shqiptarëve, sipas tij, është i lidhur me fatin e Europës.
“Motra dhe vëllezër, ju jam shumë mirënjohës që sot, në një ditë pushimi, në një orë të ditës mund të bënit plot gjëra, që më zgjodhët në këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve, edhe ju, edhe gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi të zgjedhin pa ardhur në Shqipëri. Përpara se të vini ju, jemi ne që vijmë te ju. Dhe tani çdo shqiptar dhe shqiptare që do të shprehet me votën e vet.
Fati ynë, fati i shqiptarëve, të na sillte në një zgjedhje si një përballje përfundimtare për historinë tonë. Fatin që me një votë t’ia ndryshojmë rrjedhën historisë, për të ndryshuar kahun e historisë, që secili dhe secila do ta investojë votën për atë që ne së bashku do arrijmë. Sepse ne mund të arrijmë që në 2027 ta bëjmë zonjë të familjes tonë europiane. Përherë të parë ne e kemi në dorë vetë fatin e historisë së Shqipërisë. Janë dhe vendet anëtare të BE-së që duan të na fusin në familjen e tyre.”-tha Rama.
Kryeministri Rama tha se ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës.
“Ky është fundi i historisë tonë jashtë Evropës dhe para nesh kemi vetëm një datë 11 Majin. Dhe më pas kemi 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe Shqipërinë për Evropën. Të dashur miqtë e mi, sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë seç kanë qenë kurrë më parë në hisotorinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht por sot është po ashtu dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian tamam këtu në dorën tonë, që kurse ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrëveshjen e anëtarësimit dhe mbyllur negociatat brenda 2027.”, u shpreh Rama.