Aktualitet

Nisën aplikimet në universitet, maturantët iu drejtuan portalit “U Albania”

Nisi sot plotësimi i formularit të preferencave. Deri në orën 20:00 të 4 gushtit maturantët mund të zgjedhin “online” në portalin “U-Albania” 10 degët që do të dëshironin të studionin. Por, kujdes! Asnjë maturant, nuk ka të drejtë rikorrigjimi, për këtë arsye, përpara se të ruajë preferencat duhet të sigurohet që nuk ka bërë gabime, përndryshe humbet studimet.