Sport

Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Duka: Suksese, pres përfaqësim dinjitoz!

Ekipet shqiptare po i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e Europës.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka uruar suksese në arenën europiane ekipeve si Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo.

LEXO EDHE: Prezantohet presidenti i ri i Teutës! Dobi merr postin e trajnerit, Arapi rikthehet si drejtor sportiv

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF, inkurajoi të gjitha skuadrat që të bëjnë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë rrugëtim.

“Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës! Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.

LEXO EDHE: Prezantimi i Alegrit: “Igli Tare më bindi brenda 1 ore për të drejtuar “djallin”!

Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.

Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane”, shkruan Duka.