Politikë

Nisma e fundit kushtetuese, PD: “Vetting i politikanëve”!

Partia Demokratike emërtoi nismën e fundit kushtetuese si “vetting të politikanëve”. Bëhet fjalë për një zgjatim apo thellim të dekriminalizimit. Ndryshimet kushtetuese që propozon PD-ja e vënë theksin te pastërtia e figurës së politikanit, duke synuar që të largojnë nga politika ata që kanë lidhje me krimin. Drafti i demokratëve parashikon edhe plotësimin e një formulari nga ana e politikanëve, njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët.