Bota Lifestyle

Një gjeneratë drejt pasurisë më të madhe në histori! Cila është ajo?

Një nga lëvizjet më të mëdha ekonomike në historinë moderne po ndodh aktualisht: brezi i lindur pas viteve 1980 pritet të bëhet gjenerata më e pasur ndonjëherë.

Ndërsa gjenerata e pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ka mbajtur për dekada shumicën e pasurisë globale, po hyn në moshën e tretë, pasuritë e saj kolosale pritet të kalojnë tek brezat më të rinj – një transferim i madh që mund të riformësojë ekonominë botërore.

Nëse kjo gjeneratë e re arrin të menaxhojë me zgjuarsi dhe vizion këtë trashëgimi të pasur, ndikimi i saj mund të jetë vendimtar për mënyrën si ndahet pasuria dhe si zhvillohet ekonomia në dekadat e ardhshme.