Noizy më datë 7 prill ka publikuar albumin e ri, që si asnjëherë më parë erdhi me jo pak por plot 22 këngë, të rrymave e stileve të ndryshme Love Story/Gansta/Club/Reggea/AfroBeat. Shumë bashkëpunime, me producentë e këngëtarë të suksesshëm. Tekstet e të 22 këngëve Noizy i ka shkruar të gjitha vetë ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë. Bashkëpunimet me këngëtarët do të jenë të shumta siç është ajo me Yll Limanin, Mc Kresha, Varrosin, Stinen, Elvana Gjatën, Raf Camorra-n, etj.
E teksa lidhur me këtë projekt gjigant me të cilën ai u angazhua ka patur shumë mbështetje si nga fansat ashtu dhe nga kolegët e padyshim një prej tyre është dhe mikesha e tij, Loredana. Pak më parë, bukuroshja ndau me ndjekësit një video teksa shfaqet duke improvizuar një prej këngëve të albumit ‘Alpha’.
Vetëm pak ditë më parë Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka ngritur mjaft dyshime për jetën e saj romantike me një video të postuar në TikTok. Reperja shfaqej duke u puthur në buzë një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.