Health & Beauty Lifestyle

Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë kancerin?

Një studim i publikuar nga Edith Cowan University ka zbuluar se edhe një seancë e vetme stërvitjeje – qoftë me pesha apo ushtrime intensive (HIIT) – mund të ndihmojë trupin të mbrohet nga kanceri.

Sipas studiuesve, gjatë aktivitetit fizik muskujt lëshojnë proteina të quajtura “myokine”, të cilat kanë aftësinë të frenojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Tek gratë që kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit, ky efekt rezultoi i dukshëm, duke ulur rritjen e qelizave deri në 30%.

Ekspertët matën nivelin e myokine-ve para, menjëherë pas dhe gjysmë ore pas stërvitjes, duke vërejtur një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga lloji i ushtrimit.

Stërvitja funksionon si një ilaç natyral, që jo vetëm përmirëson kondicionin fizik, por edhe ndihmon trupin të krijojë mbrojtje biologjike ndaj kancerit,”

-theksuan ata.

Përveç frenimit të qelizave kancerogjene, aktiviteti fizik i rregullt kontribuon edhe në ndërtimin e muskujve dhe uljen e yndyrës trupore, duke reduktuar inflamacionin – një faktor i njohur që ndikon në përparimin dhe rikthimin e kancerit.

Studiuesit theksuan gjithashtu se, ndryshe nga dieta, vetëm stërvitja është në gjendje të prodhojë proteina mbrojtëse dhe të ulë shenjat inflamatore.

Ky studim e vendos edhe një herë aktivitetin fizik në qendër të kujdesit ndaj shëndetit, jo vetëm për mirëqenie, por edhe si një armë të fuqishme në parandalimin e sëmundjeve të rënda.