Kohët e fundit, Samanta ndau një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me një pellush të madh të kuq dhe nën të vihet re barku i rrumbullakosur, pjesë e cila duket se është edituar nga vetë artistja.
Kjo foto ka nxitur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit e saj, duke u bërë shpejt objekt diskutimi, duke sugjeruar se këngëtarja mund të jetë në pritje të një fëmije. Edhe pse imazhi fliste vetë, nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja.
Ky postim ka tërhequr vëmendjen, sidomos kur merret parasysh se postimet e Samantës në kohët e fundit janë përqendruar më tepër në imazhe ku ajo shfaqet me rroba të lira, si pellusha të mëdha, që e fshehin pjesën e barkut, ose selfie ku trupin e saj nuk e ekspozon.
Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe spekulimet në rrjet, duke e bërë këtë postim të duket si një mundësi për një shtatzëni, por pa një konfirmim zyrtar, ndjekësit ende mbeten në pritje të fjalëve të Samantës.