Gossip Showbiz

“Nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë i dashuruar me të…” Zayn Malik habit me deklaratën për Gigi Hadid!

Zayn Malik ka bërë një rrëfim surprizues për marrëdhënien e tij me Gigi Hadid, duke pranuar se nuk është i sigurt nëse ka qenë ndonjëherë vërtet i dashuruar me modelen gjatë viteve që ishin bashkë.

I ftuar në podcast-in Call Her Daddy me Alex Cooper, ish-anëtari i One Direction foli hapur për lidhjen e tyre, e cila zgjati me ndërprerje nga viti 2015 deri në vitin 2021. Çifti, që nisi romancën kur ishin vetëm 20 dhe 22 vjeç, mirëpriti në jetë vajzën e tyre, Khai, në shtator 2020.

I pyetur për një deklaratë të mëparshme ku kishte thënë se nuk kishte qenë kurrë i dashuruar, Malik konfirmoi se i qëndron asaj që ka thënë.

Kuptimi im për dashurinë është gjithmonë në zhvillim. Në atë kohë mund të kem menduar se ishte dashuri, por duke u rritur kuptova se ndoshta nuk ishte. Ndoshta ishte epsh. Ndoshta ishte diçka tjetër. Nuk ndiej se ishte dashuri

-u shpreh ai.

Megjithatë, këngëtari theksoi se ndjen respekt dhe dashuri të madhe për Gigi-n, sidomos si nëna e fëmijës së tij.

Do ta dua gjithmonë sepse ajo është arsyeja pse fëmija im është në këtë botë. Kam respekt maksimal për të. Por nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë i dashuruar me të. Nëse do të isha, do të kisha qenë një version më i mirë i vetes

-shtoi ai.

Malik pranoi gjithashtu se deklaratat e tij janë keqinterpretuar më parë, por sqaroi se qëllimi i tij nuk ishte të minimizonte marrëdhënien.

Aktualisht ai është beqar dhe tha se nuk dëshiron më një lidhje publike, duke lënë të kuptohet se përvoja e së shkuarës e ka bërë më të rezervuar për jetën personale.