Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk është fëmija im”/Aktori i njohur ndahet pas 23 vitesh martesë nga gruaja e tij shtatzënë!

Dukej sikur çdo gjë shkonte mirë mes tyre, por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Së fundmi aktori Steve Burton dhe gruaja e tij shtatzënë Sheree Burton janë ndarë pas 23 vitesh martesë. Revista ‘People’ shkruan se ish-ylli i serialit ‘General Hospital’ dhe instruktorja e fitnesit nuk janë më bashkë. Ai pretendon se ajo është shtatzënë me një fëmijë që nuk është i tij.

Doja të sqaroja diçka. Unë dhe Sheree jemi ndarë. Ajo kohët e fundit njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-të. Fëmija nuk është i imi. Ne jemi ende bashkë prindër të tre fëmijëve tanë të bukur. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këtë kohë.

Rikujtojmë, se Steve dhe Sheree lidhën kurorë në vitin 1999 pas takimit në xhirimet e ‘General Hospital’ dhe kanë tre fëmijë bashkë, vajzat Makena, 18-vjeçe, Brooklyn, 7-vjeç si dhe djalin Jack, 16-vjeç.