Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
E ftuar sot në “Live From Tirana”, për të folur për muzikën, showbiz-in dhe projektet e reja ishte Juela Nikolli. E pyetur për raportin me Gretën, ajo u shpreh:
Jojo absolutisht, është diçka që nuk na përket. Nuk është pjesë e imja. Nuk patëm asnjë komunikim, nuk rastisi. Nuk është një person me të cilin do kisha raport jashtë.
Më tej ajo tha se do të përqëndrohet veçanërisht te muzika.
Ka shumë njerëz që nuk e duan suksesin tim. Unë dua të punoj shumë dhe të shoh rezultatin e punës sime.