Celebrities Live From Tirana

“Rogerti është euforik”, Juela Nikolli flet për miqësinë me ish-banorin jashtë “BBV”!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

E ftuar sot në “Live From Tirana”, për të folur për muzikën, showbiz-in dhe projektet e reja ishte Juela Nikolli. E pyetur për “BBV”, ajo u shpreh:

E kam mbyllur Big-un. Nuk dua të hedh kunja, nuk dua të përflitem. Dua të përflitem vetëm për muzikë.

Por a vazhdon miqësia e saj me Rogertin?

Po, dëgjohemi ndonjëherë, është euforik, jam e lumtur për suksesin e tij, për këngën me Don Phenom. Kam raport me të tjerë Stine, Miri, Armiri, Alessio, Edisa.

Miri mirë i zënë me koncerte. I uroj sukses atij dhe të gjithëve, nuk është rrugëtim i lehtë, por të gjithë ne do përfitojmë nga BBV.