Gossip Showbiz

“Nuk mund të ndihesha më i bekuar” Edon Zhegrova emocionon fansat me foton e rrallë me foshnjën e tij!

Futbollisti i njohur kosovar Edon Zhegrova ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë të veçantë nga jeta personale.

Ylli i futbollit publikoi në rrjetet sociale një fotografi ku shihet i ulur në një stol në ambient të hapur, ndërsa mban në krahë fëmijën e tij.

Krahas fotos, ai shkroi një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës:

Nuk mund të ndihesha më i bekuar. Unë dhe Mars

Postimi mori menjëherë shumë reagime dhe urime nga fansat, të cilët u emocionuan nga ky moment i veçantë në jetën e futbollistit.

Në fotografi, Edon Zhegrova duket i buzëqeshur dhe i qetë, teksa mban me shumë kujdes foshnjën në krahë, duke treguar një anë më personale dhe familjare të tij, larg fushës së futbollit.

Zhegrova është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë të momentit dhe një nga lojtarët kryesorë të përfaqësueses së Kosovës. Ai ka tërhequr gjithmonë vëmendje jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për stilin dhe personalitetin e tij jashtë saj.

Pikërisht për këtë arsye, publikimi i kësaj fotografie ka prekur shumë ndjekës, pasi lojtari zakonisht nuk ndan shpesh momente nga jeta e tij private.