Bota

Nxiti terrorizmin, burgoset poetja palestineze

Një gjykatë izraelite dënoi me pesë muaj burgim një poete të shquar palestineze për “nxitje të terrorizmit”. Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, Darin Tatour me origjinë palestineze u burgos pas postimit të një poezie në rrjetet sociale. Përmbajtja e saj u cilësua nga autoritetet izraelite si nxitëse e terrorizmit.